Një super ngjarje, do të mbahet sot (e shtunë), tek penda e Rahovicës në Preshevë, duke filluar nga ora 18:00.
Ekspozitë kolektive, në të cilën 27 pjesmarrës do t’i paraqesin punimet e tyre (vizatime, pikturë, grafikë, art në guri, dizajn mode, dizajn enterier, arkitekturë).
Në kuadër të kësaj ngjarje kulturore, të pranishmit do të mund të ndjekin edhe stand up comedy nga aktori i Teatrit të Qytetit të Preshevës Artan Ibishi, dhe muzikë nga Nexhat Boriçi dhe aktorja Egzona Salihu.
Kjo ngjarje kulturore organizohet nën patronatin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, ka njoftuar kryetari i këtij institucioni Nevzad Lutfiu, derisa kuratorë të ekspozitës janë Shqipërim e Valmira Fejzullahu.
Përveç pjesës programore kulturore, në këtë organizim pjesëmarrëse do të jetë edhe Azize Emini, e cila i ka qëndisur veshjet tradicionale të Medvegjës që do të prezantohen sot në këtë event.