Drecun: Me ardhjen e Kurtit në pushtet serbët po ikin nga Kosova

Milovan Drecun, drejtori i zyres për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka deklaruar për Tanjug se me ardhjen e Kurtit në pushtet jeta për serbët në Kosovë është bërë e papërballueshme.


Sipas Drecun “Kurti ka dërguar forca të shumta të njësisë speciale të policisë në veri të Kosovës dhe po zbaton terror ndaj serbëve, të cilët që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet çdo ditë e më tepër po ikin nga Kosova”

Drecun deklaroi se kohëve të fundit Albin Kurti ka përkrahjen e hapur të SHBA-ve
” Nga vizita e senatorëve amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters u pa hapur se përkrahja është e plotë dhe nga Serbia kërkohet të pranojmë pavarësinë e Kosovës. Edhe deklaratat e Borrel tani kanë ndryshuar dhe ai po kërkon marëdhënie normale fqinjësore mes Serbisë dhe Kosovës, e ne nuk jemi fqinj me Kosovën sepse ajo është krahinë e jona” ka përfunduar Drecun.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Escobari dhe Lajçaku sot takojnë Osmanin dhe krerët e partive opozitare

PreshevaPRESS

Gjithçka që u tha mbrëmë pas takimit të Kurtit me Lajçak dhe Escobar

PreshevaPRESS

Aliu: Autostrada Gjilan – Bujanoc drejt fundit, po angazhohemi të përfundojë në vitin 2023

PreshevaPRESS