Admir Nazifi ka marrë funksionin e drejtorit të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc

Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, sot edhe zyrtarisht u bë pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të shkollës, ku drejtori i deritanishëm, Zejni Fejzullahu i ka dorëzuar detyrën, drejtorit të sapoemëruar, Admir Nazifit dhe i ka uruar suksese në ketë pozitë.


Pranim-dorëzim i detyrës u realizua në zyrën e drejtorit të shkollës, pak ditë pasi që ministri i Arsimit ka emëruar për ushtrues detyre, Admir Nazifin, profesor i lëndëve të ekonomisë.

Sipas ligjit mbi arsimit e mesëm, Admir Nazifi do ta ushtroj funksionin e drejtorit për gjashtë muaj, periudhë kohore kjo në të cilën do të duhet të shpallet konkursi për mandate të plotë të drejtorit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Lutfiu me kërkon përdorimin e gjuhës shqipe në çerdhen “Gëzimi ynë” në Bujanoc

PreshevaPRESS

Mosnjohja e diplomave, ulë interesimin për studime nga Lugina në Kosovë

PreshevaPRESS

Asnjë reagim nga këshilltarja e Kurtit për vendimin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë

PreshevaPRESS